web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord autogolash, sa janë regjistruar në Botëror

5 Korrik 2026, 08:25, Sport CNA

Rekord autogolash, sa janë regjistruar në Botëror

Kupa e Botës 2026 po karakterizohet nga një statistikë e pazakontë, numri i lartë i autogolave të shënuar gjatë turneut.

Deri në këtë fazë janë regjistruar 14 autogola, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 12 autogolash të vendosur në Botërorin e vitit 2018.

Plot 12 prej tyre u shënuan gjatë fazës së grupeve, ndërsa dy të tjerë erdhën në ndeshjet me eliminim direkt. Një nga rastet më të veçanta është ai i Mohamed Hany, i cili u bë futbollisti i parë në histori që shkakton dy autogola në të njëjtin Botëror.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër ekipet që kanë përfituar më shumë nga këto episode, përmes autogolave ndaj Paraguajit dhe Australisë. Krahasuar me Katarin 2022, ku u regjistruan vetëm dy autogola gjatë gjithë turneut, diferenca është e konsiderueshme.

Zgjerimi i Kupës së Botës në 48 skuadra dhe numri më i madh i ndeshjeve konsiderohen ndër arsyet kryesore të kësaj statistike. Rekordi pritet të rritet më tej, pasi turneu vazhdon ende me fazat vendimtare.





Lajmet e fundit nga