web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Driblimet, Ronaldon e kalon edhe portierit i Kepit të Gjelbër

4 Korrik 2026, 21:22, Sport CNA

Driblimet, Ronaldon e kalon edhe portierit i Kepit të Gjelbër

Cristiano Ronaldo mbetet një nga figurat qendrore të Kupës së Botës, ku falë tre golave të shënuar po konfirmohet si lojtar vendimtar për ecurinë e Portugalisë.

Megjithatë, një e dhënë statistikore e publikuar nga e përditshmja "L'Equipe" ka sjellë diskutime të shumta. Sipas këtyre të dhënave, sulmuesi 41-vjeçar nuk ka regjistruar asnjë driblim të suksesshëm përgjatë katër ndeshjeve të para të zhvilluara në këtë turne.

Kjo e dhënë ka marrë vëmendje të shtuar pasi kapiteni portugez është parakaluar në këtë aspekt edhe nga portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha. Gardiani afrikan kreu një driblim të suksesshëm ndaj sulmuesit Lautaro Martinez gjatë përballjes me Argjentinën, duke u pozicionuar kështu mbi pesë herë fituesin e "Topit të Artë" sa i përket këtij treguesi specifik.

Pavarësisht debateve mbi kontributin e tij në manovrën e përgjithshme të skuadrës, efikasiteti i Ronaldos përpara portës mbetet pika e tij më e fortë në këtë Botëror.





Lajmet e fundit nga