web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca sfidon surprizën, zbulohen formacionet

4 Korrik 2026, 22:22, Sport CNA

Franca sfidon surprizën, zbulohen formacionet

Kombëtaret e Francës dhe Paraguait do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës.

Paraguai vjen në këtë raund pasi shkaktoi një nga befasitë më të mëdha të turneut duke eliminuar Gjermaninë, ndërsa tani do të tentojë të përsërisë suksesin ndaj një tjetër pretendenteje kryesore.

Në krahun tjetër, Franca po kalon një formë mjaft të mirë, e karakterizuar nga një lojë dominuese dhe efikasitet i lartë përpara portës, me synimin për të përsëritur triumfin e vitit 2018.

Statistikat historike të përballjeve direkte anojnë nga "Gjelat", të cilët numërojnë tre fitore dhe dy barazime në pesë takimet e kaluara ndaj përfaqësueses amerikano-latine. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të sigurojë një vend në çerekfinale, ku e pret përballja me Marokun.

Pak minuta përpara fillimit të ndeshjes, të dy stafet teknike kanë publikuar formacionet zyrtare të lojtarëve që do të zbresin në fushë.

FORMACIONET ZYRTARE

Franca sfidon surprizën, zbulohen formacionet





Lajmet e fundit nga