web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ E paprecedentë! FIFA heq kartonin e kuq, lojtari do të luajë ndeshjen e radhës në Botëror

5 Korrik 2026, 19:52, Sport CNA

ZYRTARE/ E paprecedentë! FIFA heq kartonin e kuq, lojtari do të

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim të paprecedentë duke hequr kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, i cili u ndëshkua në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës pas rishikimit me sistemin VAR.

Përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar të dielën, qeveria e futbollit botëror bëri me dije se pezullimi me një ndeshje për 25-vjeçarin është pezulluar për një periudhë prove prej një viti, duke u bazuar në nenin 27 të Kodit Disiplinor.

Ky vendim erdhi direkt nga FIFA pa pasur nevojë për një apelim nga ana e federatës amerikane, një zhvillim që ka habitur opinionin sportiv ndërkombëtar.

Falë këtij vendimi, sulmuesi që ka shënuar tre gola në këtë turne do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e radhës.

Ai pritet të zbresë në fushë në ndeshjen e rëndësishme të fazës së 1/8-ave kundër Belgjikës.





Lajmet e fundit nga