web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Largim me tension nga Vllaznia, Krymi prezantohet te rivalët e Superiores

6 Korrik 2026, 18:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Largim me tension nga Vllaznia, Krymi prezantohet te rivalët e

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ardit Krymi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik.

29-vjeçari u bashkohet kryeqytetasve pasi ndërpreu marrëveshjen me ekipin e Vllaznisë, pas një përfundimi të tensionuar të edicionit të kaluar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i uroi mirëseardhjen lojtarit, duke e konsideruar këtë si një kapitull të ri në karrierën e tij.

Ky transferim shënon një moment të veçantë për futbollistin shkodran, pasi ai do të veshë për herë të parë në Kategorinë Superiore fanellën e një skuadre tjetër pas një përvoje të gjatë te klubi i qytetit të tij të lindjes.

Mesfushori do të vihet menjëherë në dispozicion të stafit teknik për të nisur fazën përgatitore.





Lajmet e fundit nga