web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ferri në parajsë! Argjentina kualifikohet mes “çmendurisë”

7 Korrik 2026, 20:07, Sport CNA

Nga ferri në parajsë! Argjentina kualifikohet mes

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje me përmbysje 3-2 ndaj Egjiptit.

Skuadra afrikane arriti të krijonte një avantazh të dyfishtë prej 0-2 falë golave të shënuar nga Ibrahim në minutën e 15-të dhe Ziko në minutën e 67-të.

Argjentina kishte shpërdoruar më herët edhe një penallti me anë të Lionel Messit në minutën e 21-të të pjesës së parë. Reagimi i kampionëve në fuqi nisi në minutën e 79-të, kur Cristian Romero ngushtoi shifrat pas një asisti të Messit.

Katër minuta më vonë, vetë sulmuesi argjentinas realizoi golin e barazimit, duke rikthyer baraspeshën në lojë. Përmbysja u vulos në minutën e 92-të të kohës shtesë përmes një goli të shënuar nga mesfushori Enzo Fernandez.

Pas këtij triumfi, Argjentina do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit Kolumbi-Zvicër.





Lajmet e fundit nga