web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egnatia synon kualifikimin, nis rrugëtimin në Champions

7 Korrik 2026, 17:32, Sport CNA

Egnatia synon kualifikimin, nis rrugëtimin në Champions

Egnatia nis nesër rrugëtimin në Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen ndaj Petrocub, skuadra kampione e Moldavisë, në orën 19:00 në stadiumin “Zimbru”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive në Bullgari, të cilën e ka mbyllur me sukses.





Lajmet e fundit nga