web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goli i Nikajt nuk mjafton, Elbasani nis aventurën europiane me barazim

7 Korrik 2026, 22:06, Sport CNA

Goli i Nikajt nuk mjafton, Elbasani nis aventurën europiane me barazim

Elbasani e nisi me barazim aventurën në raundin e parë të Conference League, duke mbyllur në shifrat 1-1 përballjen ndaj BATE Borisov.

Skuadra shqiptare kaloi në avantazh në minutën 46-të me Ardit Nikaj, i cili finalizoi një asist të Hebajt.

Më herët, Nikaj kishte rrezikuar edhe në minutën e 8-të, por u ndal nga portieri kundërshtar. Në pjesën e dytë, BATE Borisov iu afrua golit me Varska në minutën e 46-të.

Elbasani pati mundësi për të dyfishuar rezultatin në minutat 57 dhe 61, sërish me Nikaj. Megjithatë, në minutën e 67-të Rusakov barazoi shifrat për skuadrën bjelloruse.

Ndeshja u mbyll 1-1, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 16 korrik në orën 19:00 në Azerbajxhan.





Lajmet e fundit nga