web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E ardhmja e Pochettino-s, zbulohet vendimi te SHBA-ja

8 Korrik 2026, 15:53, Sport CNA

E ardhmja e Pochettino-s, zbulohet vendimi te SHBA-ja

Mauricio Pochettino pritet të zhvillojë bisedime me Federatën Amerikane të Futbollit për të ardhmen e tij pas eliminimit të SHBA-së nga Kupa e Botës.

Kombëtarja amerikane u ndal në fazën e 1/8-ave pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Belgjikës. Kontrata aktuale e trajnerit argjentinas përfundon me mbylljen e këtij Botërori.

Në një deklaratë zyrtare, Federata konfirmoi se kishte zhvilluar bisedime pozitive me Pochettino-n edhe para nisjes së turneut. Palët kanë rënë dakord që diskutimet për vazhdimësinë e bashkëpunimit të zhvillohen pas një periudhe reflektimi.

Federata amerikane shprehu respekt dhe vlerësim për punën e trajnerit dhe stafit të tij. Sipas raportimeve, 54-vjeçarit i është propozuar një kontratë e re katërvjeçare, e cila do ta mbante në detyrë deri në Kupën e Botës 2030.





Lajmet e fundit nga