web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Franca “fluturon” në gjysmëfinale, Mbappe dhe Dembele vendosin ndaj Marokut

10 Korrik 2026, 00:07, Sport CNA

Franca “fluturon” në gjysmëfinale, Mbappe dhe Dembele

Franca ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës pas fitored 2-0 ndaj Marokut.

Kombëtarja europiane e nisi takimin në sulm, por portieri Yassine Bounou u tregua vendimtar në fillim duke pritur raste nga Kylian Mbappe dhe Dayot Upamecano.

Në pjesën e parë, Mbappe fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Noussair Mazraoui, por goditja e tij nga pika e bardhë u prit me lehtësi nga portieri maroken.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 60-të, kur Mbappe shënoi me një goditje të saktë nga jashtë zone, duke realizuar golin e tij të 20-të në karrierë në kampionatet botërore.

Pak minuta më vonë, Ousmane Dembele dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë, duke vulosur fatin e takimit.

Me këtë sukses, Franca kalon në gjysmëfinale pa pësuar gol për të tretën ndeshje radhazi dhe do të përballet me fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë.





Lajmet e fundit nga