web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo dështon në aktin e parë, humbje minimale në Elbasan

9 Korrik 2026, 23:02, Sport CNA

Dinamo dështon në aktin e parë, humbje minimale në Elbasan

Skuadra e Dinamos është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Astana, në takimin e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sfida u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, ku ekipi kryeqytetas luante në rolin e pritësit. Përkundër një paraqitjeje të mirë nga lojtarët e drejtuar prej trajnerit Ilir Daja, skuadra mike arriti të siguronte fitoren.

Goli që vendosi fatin e këtij takimi u realizua nga sulmuesi Ramazan Karimov në minutën e 69-të, i cili finalizoi me sukses një aksion të shpejtë kundërsulmi.

Pavarësisht kësaj disfate në shtëpi, blutë mbajnë ende në lojë mundësitë e kualifikimit për në raundin tjetër.

Përballja e kthimit ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet më datë 16 korrik në stadiumin “Astana Arena”, duke nisur nga ora 17:00.





Lajmet e fundit nga