web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore me përmbysje ndaj Malishevës, Vllaznia bind në Europë

9 Korrik 2026, 22:14, Sport CNA

Fitore me përmbysje ndaj Malishevës, Vllaznia bind në Europë


Vllaznia ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turit të parë në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Malishevën me rezultatin 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra mike e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç e nisi takimin më mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë përmes një goli direkt nga goditja e këndit.

Megjithatë, ekipi shkodran nën drejtimin e Edi Martinit reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me anë të Klinti Qatos.

Në pjesën e dytë, një karton i kuq i marrë nga mbrojtësi Skovgard i Malishevës në minutën e 55-të la miqtë me dhjetë lojtarë dhe ndryshoi rrjedhën e lojës.

Nga goditja e dënimit pasuese, Emiljano Musta shënoi golin e përmbysjes dhe të fitores në ndeshjen e tij debutuese.

Vllaznia u paraqit në këtë përballje me një organikë të kufizuar, ku në stolin e rezervave kishte vetëm futbollistë të rinj nga akademia.





Lajmet e fundit nga