web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet për një vend në gjysmëfinale, Norvegjia dhe Anglia përballen sot mes tyre

11 Korrik 2026, 08:03, Sport CNA

Luhet për një vend në gjysmëfinale, Norvegjia dhe Anglia

Norvegjia dhe Anglia përballen mbrëmjen e kësaj të shunte në stadiumin “Hard Rock” në Miami për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Skuadra e Stale Solbakken vjen pas suksesit historik ndaj Brazilit në fazën e 1/8-ave, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinalet e një turneu madhor. Norvegjia ka regjistruar 16 fitore në 21 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, me 3 barazime dhe 2 humbje.

Nga ana tjetër, Anglia e Thomas Tuchel eliminoi Meksikën me rezultatin 3-2, pavarësisht se luajti një pjesë të ndeshjes me një lojtar më pak. Anglezët kanë fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit, duke regjistruar edhe një barazim.

Në përballjet direkte, Anglia ka dominuar me 7 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në 12 takimet e fundit mes dy skuadrave.

Ndeshja Norvegji-Angli do të luhet mbrëmjen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 23:00. 





Lajmet e fundit nga