web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritej te Dortmund, Asllani merr vendimin surprizë. Gati hapi i madh

11 Korrik 2026, 22:12, Sport CNA

Pritej te Dortmund, Asllani merr vendimin surprizë. Gati hapi i madh

Transferimi i sulmuesit Fisnik Asllani te Borussia Dortmund ka ngecur, duke lënë të hapur mundësinë për ndryshimin e destinacionit të tij në merkato.

Edhe pse fillimisht u raportua për pagesën e klauzolës së largimit prej 30 milionë eurosh te Hoffenheim, lojtari mbetet pjesë e diskutimeve të klubeve të tjera. Sipas mediave spanjolle, konkretisht "Sport.es", 23-vjeçari po shihet si një alternativë për repartin e avancuar të Barcelonës.

Raportohet se vetë futbollisti ka pezulluar bisedimet me Dortmundin për shkak të interesimit të treguar nga klubi katalanas. Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa vendimi përfundimtar për afrimin e tij do t'i takojë trajnerit Hansi Flick.

Kjo lëvizje e mundshme e spanjollëve vjen si pasojë e largimit të pritshëm të Ferran Torres drejt Paris Saint-Germain, gjë që detyron klubin të kërkojë një qendërsulmues të ri.





Lajmet e fundit nga