Vrasja në Shkodër/ Policia jep detaje: Viktima është gjetur brenda në automjet
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...

Federata e Futbollit vijon të investojë në edukimin dhe formimin profesional të trajnerëve, duke e konsideruar atë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të futbollit në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, Departamenti i Edukimit pranë FSHF-së ka zhvilluar 14 kurse të licencuara, ndërsa deri në fund të vitit parashikohet organizimi edhe i gjashtë kurseve të tjera.
Drejtori i Edukimit në FSHF, Ardi Behari, në një prononcim për "fshf.org", vlerësoi ecurinë e programeve të edukimit gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke theksuar se janë zhvilluar 14 kurse dhe janë diplomuar 342 trajnerë. Ai veçoi zhvillimin e kursit UEFA PRO, organizimin me sukses të kursit UEFA C në Gjirokastër, si dhe miratimin nga UEFA të kursit UEFA A për trajnerët e portierëve, një arritje e rëndësishme për FSHF-në. Behari nënvizoi gjithashtu interesin në rritje për formimin profesional të trajnerëve, aplikimin e metodave të reja të vlerësimit dhe planet për organizimin e kurseve të reja, përfshirë UEFA Futsal C, në funksion të rritjes së cilësisë dhe zhvillimit të futbollit shqiptar.
“Nuk kemi mbaruar akoma, kemi disa kurse në përfundim dhe ripërgatitjen për rifillimin e sezonit në muajin shtator. Ka qenë një gjysmëviti i sukseshëm ku janë zhvilluar në totat 14 kurse dhe presim që në pjesën e mbetur të vitit të zhvillohen edhe gjashtë të tjerë. Duke filluar nga kursi më prestigjoz i joni, UEFA PRO që është në vazhdim. Është një nivel i kënaqshëm, jo vetëm i përmbajtjes së tij, por edhe i frekuentimit. Janë 21 studentë nga të cilët 2 vajza, dhe mendoj që është duke ecur në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu, janë të shpërndara të gjitha kurset e tjera, duke filluar nga UEFA C, që janë zhvilluar këtë vit. Risi është zhvillimi i tij në Gjirokastër me sukses të plotë, një interesim maksimal, por edhe një mbarvajtje e shkëlqyer dhe pastaj kurset e zakonshme duke nisur nga UEFA B, UEFA A, kursi i mjekësisë sportive, kursi i Fitness Coach dhe kursi i portierëve. Në total janë një numër i konsiderueshëm studentësh të diplomuar, janë 342 studentë, ndër të cilat 30 janë vajza, që tregon interesin e jashtëzakonshëm që FSHF ka për zhvillimin e futbollit të vajzave.
Një risi e madhe në këtë gjysmë viti është dhe sukses i jashtëzakonshëm në fakt, jo vetëm për FSHF, Drejtorinë Teknike, por edhe Departamentin e portierëve, sidomos me kontributin e jashtëzakonshëm të koordinatorin e këtij kursi, Erion Meta, kemi marr miratimin e UEFA-s, që kursi i portierëve UEFA A të jetë i miratuar dhe i licensuar nga UEFA, një fakt që jo shumë federata të Europës e kanë.
Gjithashtu, jemi duke punuar fortë që të njëjtën gjë të bëjmë edhe me kursin e Fitness Coach A. Mendoj që një risi e gjysmës së parë të vitit në kurset që kanë mbaruar ka qenë edhe mënyra e testimit, që është diçka e re me pjesën e fonisë. Një trajner, e zhvillon pjesën e seancës stërvitore që ai ka në detyra për provim, duke qenë i dëgjueshëm dhe i lexueshëm, jo vetëm nga komisioni i disiplinës, por edhe nga vetë studentët.
Niveli është i kënaqëshm, mendoj që numri i trajnerëve që është i gatshmë për të kontribuar në futbollin e moshave dhe më lart ka ardhur gjithmonë në rritje dhe është gjithmonë e më shumë cilësor.
Një risi tjetër, është që kemi në plan për gjysmën e dytë të vitit, po punojm ngustësisht me zyrën e Presidentit, grupimi dhe publikimi i materialeve në faqen tonë zyrtare të web-it. Në planet tona të afërta është kursi i UEFA Futsall C. Do t’i japë edhe një shtysë tjetër përgatitjes së trajnerëve për kërkesat që ka tregu. Jemi duke e përgatitur dhe shumë shpejt do ta anoncojmë edhe atë në faqen tonë të web-it”, – tha Ardi Behari.
Franca vazhdoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës dhe sigur...
Klubi i Barcelona-s ka arritur akordin me Borussia Dortmun...
Besiktas ka shtuar përpjekjet për transferimin e Romelu Lu...
Mesfushori Mikel Merino ka vendosur një rekord të ri me ko...
Norvegjia dhe Anglia përballen mbrëmjen e kësaj të shunte ...
Kombëtarja e Spanjës ka siguruar kualifikimin për në fazën...
Kombëtarja e Spanjës ka siguruar kualifikimin për në fazën...
Federata Italiane e Futbollit po punon për rindërtimin e k...
Kombëtaret e Spanjës dhe Belgjikës do të përballen në ndes...
Federata Portugeze e Futbollit ka zyrtarizuar emërimin e J...
Jaminton Campaz është përballur me kërcënime serioze pas e...
Skënderbeu po vazhdon me ritëm të lartë lëvizjet në merkat...
Sadio Mane ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Senegali...
Federata e Futbollit ka njoftuar se do të organizojë të hë...
Kombëtaret e Anglisë dhe Norvegjisë po përballen me proble...
Kombëtaret e Spanjës dhe Belgjikës do të përballen mbrëmje...
Federata e Futbollit ka nisur Programin “Klubi në Komunite...
Sulmuesi anësor shqiptar, Dejvi Bregu, ka arritur marrëves...
Franca ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale ...
Skuadra e Dinamos është mposhtur me rezultatin minimal 0-1...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri që u reg...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme...
Një shqiptar 44-vjeçar, i cili dyshohet se banonte në zonë...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të shtunë në lagjen nr.1...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ësh...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion Cessna 402...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...