web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord

12 Korrik 2026, 17:53, Sport CNA

Messi nuk ndalet, vendos një tjetër rekord

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës 2026, duke shtuar një tjetër arritje në karrierën e tij me Argjentinën.

Në ndeshjen çerekfinale ndaj Zvicrës, kapiteni i “Albicelestes” dha asistin nga goditja e këndit për golin e Alexis Mac Allister. Me këtë pasim vendimtar, Messi arriti në kuotën e 10 asistimeve në historinë e Botërorëve, duke kaluar gjermanin Fritz Ëalter, që kishte regjistruar 9.

Sulmuesi argjentinas numëron gjithashtu 8 gola në edicionin 2026 dhe mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës së Lionel Scalonit.

Pas përfundimit të takimit, ai u takua me legjendën italiane Roberto Baggio, i cili mori si dhuratë një fanellë të Argjentinës. Argjentina tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë. 





Lajmet e fundit nga