web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhezinjtë bëjnë ofertë për Vojvodën, Como merr vendimin

12 Korrik 2026, 11:51, Sport CNA

Bardhezinjtë bëjnë ofertë për Vojvodën, Como merr

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është kthyer në objektiv të merkatos në Serinë A. Sipas raportimeve të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Udinese ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 1 milion eurosh për kartonin e futbollistit.

Vojvoda vjen pas një sezoni pozitiv me Comon, ku kontribuoi në arritjen e objektivave të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas. Megjithatë, drejtuesit e Comos e kanë konsideruar ofertën e parë të Udineses si të pamjaftueshme.

Klubi friulan i ka ofruar lojtarit një kontratë trevjeçare me vlerë 1.1 milionë euro neto në sezon. Për momentin nuk ka marrëveshje mes klubeve dhe negociatat mbeten të hapura.

Mbetet për t’u parë nëse Vojvoda do të zgjedhë transferimin te Udinese apo do të vazhdojë me Comon, që synon të luajë në kompeticionet europiane.





Lajmet e fundit nga