web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthim në stol, Kroacia zyrtarizon trajnerin e ri

13 Korrik 2026, 18:17, Sport CNA

Rikthim në stol, Kroacia zyrtarizon trajnerin e ri

Kroacia ka nisur një epokë të re. Pas largimit të Zlatko Daliç, në stol është emëruar Slaven Biliç.

Ndryshimi në pankinë erdhi pas përfundimit të rrugëtimit të Kroacisë në Botëror. Skuadra kroate u eliminua nga Portugalia pas humbjes 2-1, rezultat që i dha fund aventurës së saj në turne. Pak ditë më vonë, Daliç vendosi të largohej nga drejtimi i ekipit kombëtar.

Për të zëvendësuar Daliç, Federata Kroate zgjodhi një emër të njohur për futbollin e vendit. Slaven Biliç rikthehet në krye të kombëtares pas më shumë se një dekade. Ai kishte drejtuar Kroacinë nga viti 2006 deri në vitin 2012 dhe konsiderohet një nga trajnerët më të rëndësishëm të futbollit kroat në vitet e fundit.

Në mandatin e tij të parë, Biliç regjistroi 42 fitore, 15 barazime dhe 8 humbje në 65 ndeshje.

Rezultati më i rëndësishëm i Biliç si trajner i Kroacisë ishte pjesëmarrja në Euro 2008. Kroacia arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Turqia pas goditjeve të penalltive.

Në prezantimin e tij, trajneri 57-vjeçar foli edhe për të ardhmen e Luka Modriç. Kapiteni kroat do të mbushë 41 vjeç në muajin shtator dhe vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares.

 





Lajmet e fundit nga