web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milan-i synon afrimin e bujshëm, Atalanta kërkon Jasharin

13 Korrik 2026, 11:42, Sport CNA

Milan-i synon afrimin e bujshëm, Atalanta kërkon Jasharin

Milan-i dhe Atalanta po monitorojnë disa situata të rëndësishme në merkaton e verës, ku në qendër të vëmendjes janë Ederson dhe Jashari.

Pas rikthimit nga aventura e parealizuar te Manchester United, Ederson ka përfunduar në radarët e Milan-it, që ka kërkuar informacione nga Atalanta për kushtet e një transferimi të mundshëm.

Drejtuesit kuqezi kanë zhvilluar kontakte edhe me agjentin e brazilianit për të kuptuar mundësitë e operacionit. Në të njëjtën kohë, Jashari vazhdon të pëlqehet nga Atalanta, e cila do ta preferonte në formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Një shkëmbim i mundshëm mes Ederson dhe Jasharit është përmendur si ide, por aktualisht mbetet i vështirë për t’u realizuar. Ndërkohë, Milan-i dhe Atalanta janë në garë edhe për talentin boshnjak Alajbegovic, me Zlatan Ibrahimovic-in që e konsideron një objektiv të rëndësishëm.





Lajmet e fundit nga