web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Te Juventus-i presin afrimet, në skenë rikthehet mbrojtësi i Milan-it

13 Korrik 2026, 10:32, Sport CNA

Te Juventus-i presin afrimet, në skenë rikthehet mbrojtësi i

Juventus-i po përgatitet për fillimin e grumbullimit në Continassa, por skuadra ende nuk ka marrë formën për sezonin e ri.

Luciano Spalletti ka nisur punën si trajner, ndërsa drejtuesit Giovanni Carnevali dhe Frederic Massara po punojnë për ndërtimin e ekipit.

Aktualisht klubi ka rreth 30 futbollistë nën kontratë dhe disa çështje të hapura në merkato. Për portën, objektivi kryesor mbetet Emiliano “Dibu” Martinez, ndërsa Guglielmo Vicario konsiderohet alternativa rezervë.

Në mbrojtje vazhdojnë kontaktet për Jhon Lucumi, ndërsa është rikthyer në skenë edhe emri i Fikayo Tomori. Në mesfushë përmenden Franck Kessie dhe Leon Goretzka, ndërsa Brahim Diaz mbetet një objektiv i vështirë për t’u arritur.

Për sulmin, Juventus-i vazhdon të punojë për Randal Kolo Muani-n. Paralelisht, klubi duhet të zgjidhë situatën e lojtarëve të kthyer nga huazimet dhe të futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e sezonit të ri.





Lajmet e fundit nga