web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bellingham dhe Kane udhëheqin Anglinë, kanë shënuar 12 nga 13 golat në Botëror

12 Korrik 2026, 21:00, Sport CNA

Bellingham dhe Kane udhëheqin Anglinë, kanë shënuar 12 nga

Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Botërorit pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë.

Në qendër të suksesit të “Tre Luanëve” vazhdojnë të jenë Jude Bellingham dhe Harry Kane, të cilët janë shndërruar në lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Thomas Tuchel.

Dy futbollistët kanë realizuar së bashku 12 nga 13 golat e Anglisë në këtë turne. Kane dhe Bellingham numërojnë nga 6 gola secili dhe ndajnë vendin e katërt në renditjen e golashënuesve.

Përpara tyre renditen Lionel Messi dhe Kylian Mbappe me nga 8 gola, ndërsa Erling Haaland ka 7. Goli i vetëm i Anglisë që nuk mban firmën e tyre është ai i Marcus Rashford në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë.

Tashmë anglezët do të përballen me Argjentinën në gjysmëfinale, me synimin për të siguruar një vend në finalen e madhe.





Lajmet e fundit nga