web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Trossard largohet nga Arsenal, vishet bardhezi

14 Korrik 2026, 19:49, Sport CNA

ZYRTARE/ Trossard largohet nga Arsenal, vishet bardhezi

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht largimin e Leandro Trossard, i cili ka përfunduar transferimin te Besiktasi.

Sulmuesi belg ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin turk, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Klubi londinez bëri të ditur se i kishte dhënë leje futbollistit 31-vjeçar të udhëtonte drejt Stambollit për të finalizuar marrëveshjen.

Besiktasi ka bërë edhe prezantimin e lojtarit. Trossard mbyll kështu periudhën e tij te Arsenali, ku ishte pjesë e repartit ofensiv gjatë disa sezoneve.

Gjatë kohës së tij në Londër, ai kontribuoi në objektivat e skuadrës në kompeticionet vendase dhe evropiane.





Lajmet e fundit nga