web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Risitë dhe teknologjia në Kupën e Botës

15 Korrik 2026, 10:01, Sport CNA

Risitë dhe teknologjia në Kupën e Botës

Botërori ka sjellë disa rregulla dhe teknologji të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndeshje të rëndësishme.

Një nga rastet më të diskutueshme ishte përjashtimi i Brel Embolo ndaj Argjentinës, pasi arbitri Joao Pinheiro, pas ndërhyrjes së VAR-it, e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, e cilësoi vendimin të gabuar dhe deklaroi se ai ndikoi në eliminimin e skuadrës së tij. Debatet vazhduan edhe pas anulimit të një goli të Egjiptit ndaj Argjentinës dhe të një goli të Gjermanisë kundër Paraguajit, pas ndërhyrjeve të VAR-it për faulle të konstatuara më herët në aksion.

Pierluigi Collina mbrojti vendimet e arbitrave dhe theksoi se nuk ka kufizime kohore për ndërhyrjen e VAR-it në raste të tilla. Në qendër të diskutimeve ishte edhe teknologjia e topit me sensorë, e cila anuloi golin e Josko Gvardiol ndaj Portugalisë pas një prekjeje minimale të Igor Matanovic.

Po ashtu, FIFA aplikoi edhe rregullin e ri të njohur si “Ligji Vinicius”, me Miguel Almiron që u bë lojtari i parë i ndëshkuar me karton të kuq për komunikim me dorën para gojës.





Lajmet e fundit nga