web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme për Kolo Muani-n, Juventus-i ka gati alternativën

15 Korrik 2026, 12:58, Sport CNA

Probleme për Kolo Muani-n, Juventus-i ka gati alternativën

Juventus-i ka nisur përgatitjet për sezonin 2026-2027 pa lëvizje të rëndësishme në merkato, me përjashtim të afrimit të talentit të ri Jeff Ekhator.

Trajneri Luciano Spalletti është përballur menjëherë me probleme fizike të disa lojtarëve kyç, veçanërisht Kenan Yildiz dhe Khephren Thuram.

Thuram është paraqitur me një fashim në gju dhe do të mungojë në testin ndaj Bazelit më 18 korrik në “St. Jakob-Park”. Ndërkohë, Yildiz vazhdon të vuajë në gju dhe stafi mjekësor po tregohet i kujdesshëm për rikuperimin e tij.

Në merkato, objektivi kryesor mbetet Randal Kolo Muani, por negociatat me PSG-në po hasin vështirësi. Si alternativë po përmendet emri i Folarin Balogun, i cili vjen pas një sezoni me 19 gola te Monaco.

Klubi po punon gjithashtu për largimet e mundshme të Di Gregorio dhe Openda, ndërsa për portën vijojnë të monitorohen Emiliano Martinez, Guglielmo Vicario, Marco Carnesecchi dhe Zion Suzuki.





Lajmet e fundit nga