web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eliminim me turp për Vllazninë, Malisheva e mposht thellë

15 Korrik 2026, 18:23, Sport CNA

Eliminim me turp për Vllazninë, Malisheva e mposht thellë

Vllaznia është eliminuar që në turin e parë të Conference League. Shkodranët u mposhtën 5-0 nga Malisheva, në ndeshjen e kthimit në Kosovë.

Pas fitores 2-1 në duelin e parë në Shkodër, Vllaznia zhgënjeu totalisht në sfidën e kthimit.

Dardanët e nisën me dominim ndeshjen dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, pasi shënuan Uka dhe Ibishi.

Në fraksionin e dytë, Uka kompletoi dopietën, ndërsa shënoi edhe Veliu. Në fund, Dulaj vulosi takimin me golin e pestë.

Humbje e thellë për skuadrën e Edi Martinit, që këtë verë është shoqëruar me ndryshime të shumta në përbërje.

Në krahun tjetër feston Malisheva e cila drejtohet nga ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradric.





Lajmet e fundit nga