web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dramë dhe përmbysje e çmendur! Argjentina në finale, Anglia eliminohet me zhgënjim

15 Korrik 2026, 23:04, Sport CNA

Dramë dhe përmbysje e çmendur! Argjentina në finale,

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultatin 2-1 falë një përmbysjeje në minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola dhe me mjaft tension mes lojtarëve në fushë. Në fraksionin e dytë, anglezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të përmes një gol të shënuar nga Anthony Gordon.

Argjentina reagoi shpejt duke rritur presionin, ku Alexis Mac Allister u ndal fillimisht nga portieri Jordan Pickford dhe më pas nga shtylla.

Rezultati u barazua në minutën e 85-të me një goditje të fortë nga Enzo Fernandez, përpara se Lautaro Martinez të shënonte golin e fitores në minutat shtesë.

Me këtë rezultat, kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e madhe të 19 korrikut, ndërsa Anglia mbyll rrugëtimin e saj në këtë turne.





Lajmet e fundit nga