web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FIFA bën gati dënimet për kritikët në Botëror

15 Korrik 2026, 20:39, Sport CNA

FIFA bën gati dënimet për kritikët në Botëror

Kupës së Botës po i afrohet fundit, por përveç ndeshjeve dhe rezultateve, një tjetër temë ka shoqëruar vazhdimisht turneun. Bëhet fjalë për debatet rreth arbitrimit dhe reagimet e shumta të trajnerëve e futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Sipas raportimeve të fundit, FIFA nuk pritet të marrë masa të menjëhershme ndaj atyre që kanë kritikuar arbitrat gjatë garës. Organizata botërore e futbollit ka vendosur të presë përfundimin e turneut dhe më pas të analizojë çdo rast në mënyrë individuale. Çdo vendim i mundshëm do të bazohet në raportet zyrtare të arbitrave dhe dokumentacionin disiplinor të ndeshjeve.

Një nga rastet më të diskutuara ishte ai i trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel. Pas suksesit të ekipit të tij ndaj Meksikës në fazën e 1/8-ave, ndeshje në të cilën mbrojtësi Quansah u ndëshkua me karton të kuq, tekniku anglez kritikoi hapur arbitrin australian Alireza Faghani. Tuchel deklaroi se arbitri ishte i paparashikueshëm dhe nuk kishte qëndrueshmëri në vendimmarrje, duke shtuar se standardi i arbitrimit nuk ishte në nivelin që kërkohet për një kompeticion të tillë.

Një tjetër episod që shkaktoi reagime të forta lidhet me eliminimin e Egjiptit ndaj Argjentinës në fazën e 1/8-ave. Trajneri Hossam Hassan pretendoi se ndeshja u ndikua nga faktorë që shkuan përtej asaj që ndodhi në fushë. Sipas tij, presioni i ushtruar ndaj arbitrit francez Letexier para ndeshjes pati ndikim në mënyrën se si u drejtua takimi.

Kontestime pati edhe në çerekfinalen mes Zvicrës dhe Argjentinës. Mbrojtësi Manuel Akanji reagoi pas eliminimit të skuadrës së tij, duke deklaruar se gjatë ndeshjes kishte ndjesinë se pothuajse çdo vendim i vogël po shkonte në favor të kundërshtarit. Futbollisti zviceran u shpreh se rrallëherë kishte përjetuar një arbitrim kaq të diskutueshëm sa ai i portugezit Joao Pinheiro në atë sfidë.

Në mbrojtje të gjyqtarëve ka dalë drejtori i arbitrimit në FIFA, Pierluigi Collina. Ish-arbitri i njohur italian ka theksuar se integriteti i arbitrave nuk duhet të vihet në dyshim. Sipas tij, akuzat publike ndaj gjyqtarëve mund të krijojnë pasoja serioze, jo vetëm për vetë arbitrat, por edhe për familjet e tyre, duke sjellë presion dhe kërcënime të panevojshme.

Teksa Botërori po hyn në fazën e tij përfundimtare, mbetet për t’u parë nëse FIFA do të vendosë të ndërhyjë me masa konkrete ndaj personave që kanë kundërshtuar publikisht arbitrimin.





Lajmet e fundit nga