web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE/ Angli-Argjentinë, kërkohet goli në pjesën e dytë

15 Korrik 2026, 20:58, Sport CNA

LIVE/ Angli-Argjentinë, kërkohet goli në pjesën e dytë

Anglia dhe Argjentina përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës.

Anglia vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë pas kohës shtesë në çerekfinale.

Në anën tjetër, Argjentina ka fituar të gjashta ndeshjet e saj në këtë Botëror dhe ka realizuar 17 gola, duke qenë sulmi më produktiv i turneut.

Në historinë e përballjeve direkte, Anglia ka fituar 6 nga 14 ndeshjet ndaj Argjentinës, me 5 barazime dhe 3 humbje.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Spanjën në finalen e madhe të Botërorit.


LIVE ANGLI-ARGJENTINË 0-0


KOMENTI LIVE

46’- Rast i artë shënimi për Argjentinën. Julian Alvarez bën gjithçka mirë në zonë dhe gjuan, por e ndal Pickford me një pritje të shkëlqyer.  

45'- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

39’- Vjen rasti më i mirë për Argjentinën. Enzo lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e cila shkon ngjitur me tranversën.

37’- Vjen kartoni i parë i verdhë për Anglinë. Ndëshkohet Andersson për ndërhyrje të gabuar ndaj Messit në mesfushë.

36’- James kroson në zonë, por grushton Martinez. Topi i mbetur në zonë, largohet nga argjentinasit.

29’- Ende asnjë gjuajtje në portë. Skuadrat nuk lënë hapësira në prapavijë.

19’- Aksion i rrezikshëm në të djathtë nga Anglia. James provon një pasim në zonë, por topi shkon në duart e portierit.

15’- Argjentina nis një kundërsulm të shpejtë, por krosimi i Julian Alavrez në zonë, nuk gjen asnjë lojtar.  

14’- Mundësi e mirë për Anglinë. Gordon kalon disa kundërshtarë dhe përgatitet për një gjuajtje, por e mbyllin në momentin e fundit.

12’- Sërish tension në fushë. Protesta nga të dy stafet, që kërkojnë faull në afërsi të zonës së Argjentinës.

9’- Presion i lartë nga Anglia. Argjentina e ka të vështirë për të dalë nga gjysmëfusha e saj.

3’- Menjëherë tension në fushë. Një ndërhyrje e gabuar e Enzo Fernandez ndaj Andersson, sjell përplasje mes lojtarëve. Bellingham dhe Paredes debatojnë në distancë.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga