web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Finalja e Botërorit mund të zgjasë më shumë

16 Korrik 2026, 11:29, Sport CNA

Finalja e Botërorit mund të zgjasë më shumë

Finalja e Kupës së Botës mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në formatin tradicional të ndeshjes, pasi pushimi mes dy pjesëve pritet të zgjasë nga 20 deri në 25 minuta.

Arsyeja lidhet me organizimin e një spektakli muzikor 11-minutësh në stadiumin “Met Life”, në stilin e finales së Super Bowl. Mes artistëve të përfolur për performancën janë Madonna, Shakira dhe grupi BTS. FIFA po shqyrton dy variante, një pushim total prej rreth 20 minutash ose zhvillimin e spektaklit pas intervalit standard prej 15 minutash.

Rregullorja e IFAB parashikon që pushimi mes pjesëve të mos kalojë 15 minuta, çka ka hapur debat mbi respektimin e ligjeve të lojës. Një format i ngjashëm u aplikua edhe në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku pushimi zgjati 24 minuta.

Finalja do të luhet të dielën ku Spanja do të përballet me Argjentinën.





Lajmet e fundit nga