web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Katër kandidatë për stolin e Italisë

16 Korrik 2026, 15:30, Sport CNA

Katër kandidatë për stolin e Italisë

Federata Italiane e Futbollit po hyn në fazën vendimtare për zgjedhjen e trajnerit të ri të Kombëtares, me presidentin Giovanni Malago dhe drejtorin teknik Paolo Maldini, të ndihmuar nga Leonardo, që kanë nisur kontaktet finale.

Sipas informacioneve të fundit, lista e kandidatëve është ngushtuar në katër emra kryesorë. Andrea Pirlo konsiderohet një nga alternativat më të vlerësuara për shkak të profilit të tij dhe ideve të lojës. Në garë mbeten edhe Antonio Conte dhe Roberto Mancini, dy trajnerë me përvojë të rëndësishme në futbollin italian.

Një tjetër emër i përfolur është Pep Guardiola, edhe pse realizimi i kësaj piste konsiderohet më i vështirë. Përzgjedhja e trajnerit të ri do të bëhet në bashkëpunim të plotë mes drejtuesve të federatës dhe sektorit teknik.

Më 23 korrik, Malago, Maldini dhe Leonardo do të prezantojnë projektin e ri të kombëtares në Lega Calcio. Deri në atë datë pritet të jetë zyrtarizuar edhe trajneri i ri i Italisë për ciklin deri në Kupën e Botës 2030. 





Lajmet e fundit nga