web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja mes më të mirave në histori, mbrojtja “blind”

16 Korrik 2026, 13:30, Sport CNA

Spanja mes më të mirave në histori, mbrojtja “blind”

Spanja ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës duke u mbështetur jo vetëm te forca sulmuese, por edhe te një mbrojtje shumë e qëndrueshme.

Skuadra e Luis de la Fuentes ka pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje të zhvilluara gjatë turneut. Me këtë statistikë, “La Roja” është bërë kombëtarja e katërt në histori që arrin në finalen e Botërorit me vetëm një gol të pësuar.

Më parë këtë arritje e kanë regjistruar Holanda e vitit 1974, Brazili i vitit 2002 dhe Italia e vitit 2006. Brazili fitoi finalen ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0, ndërsa Italia triumfoi ndaj Francës pas penalltive.

Në mbrojtjen spanjolle kanë spikatur Aymeric Laporte, Pau Cubarsí, Pedro Porro dhe Marc Cucurella. Ndërkohë, në repartin ofensiv, Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal dhe Dani Olmo kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin drejt finales.

Tashmë Spanja synon ta mbyllë turneun me fitimin e trofeut botëror.





Lajmet e fundit nga