web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kohëzgjatja e pushimit, FIFA merr vendimin përfundimtar për finalen

17 Korrik 2026, 21:41, Sport CNA

Kohëzgjatja e pushimit, FIFA merr vendimin përfundimtar për

FIFA ka përcaktuar kohëzgjatjen e pushimit mes pjesëve për finalen e madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Sipas njoftimit zyrtar, pushimi në stadiumin "MetLife" do të zgjasë saktësisht 17 minuta, duke hedhur poshtë zërat për një ndërprerje prej më shumë se gjysmë ore.

Nga kjo kohë, 11 minuta do t'u lihen në dispozicion performancave të artistëve të ftuar si Shakira, Madonna dhe Justin Bieber. Gjashtë minutat e mbetura do të përdoren për menaxhimin e skenës dhe për ujitjen e fushës.

Pikërisht fusha mbetet një shqetësim për stafin teknik spanjoll, pasi terreni në këtë impiant ka shfaqur probleme me tharjen e barit në ndeshjet e kaluara. Për më tepër, për shkak të temperaturave të larta, FIFA ka konfirmuar se do të mbajë në fuqi rregullin e dy ndërprerjeve për hidratim gjatë lojës.

Kjo finale premton të jetë një nga ngjarjet më të ndjekura si për anën sportive, ashtu edhe për spektaklin e organizuar.





Lajmet e fundit nga