web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mohamed Salah i habit të gjithë me skuadrën e re, vishet bardhezi

17 Korrik 2026, 20:16, Sport CNA

Mohamed Salah i habit të gjithë me skuadrën e re, vishet bardhezi

Klubi turk i Besiktasit ka arritur një marrëveshje me sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, duke mposhtur konkurrencën nga Arabia Saudite dhe SHBA-të.

Pas një karriere të gjatë nëntëvjeçare me Liverpool-in, 34-vjeçari ka pranuar ofertën e skuadrës nga Stambolli për një kontratë njëvjeçare.

Akordi financiar parashikon një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ky transferim shënon goditjen e dytë të madhe të klubit nga Premier League, pas zyrtarizimit të Leandro Trossard nga Arsenali pak ditë më parë. Drejtuesit po përforcojnë fazën ofensive me qëllim kalimin e suksesshëm të fazës kualifikuese për në Europa League.

Nën drejtimin e trajnerit italian Vincenzo Italiano, Besiktasi kërkon të harrojë sezonin e kaluar ku u rendit në vendin e katërt. Pjesë e këtij projekti ambicioz janë edhe emra të njohur si Wilfred Ndidi dhe portieri Alexander Nubel.





Lajmet e fundit nga