web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manchester United u tërhoq në fund, Atalanta zyrtarizon të ardhmen e Ederson

17 Korrik 2026, 21:19, Sport CNA

Manchester United u tërhoq në fund, Atalanta zyrtarizon të

Mesfushori brazilian Ederson ka rinovuar kontratën e tij me Atalantën deri në qershor të vitit 2031, pas dështimit të transferimit të tij te Manchester United.

Marrëveshja e mëparshme me klubin anglez ishte mbyllur për shumën e 45 milionë eurove, por "Djajtë e Kuq" u tërhoqën nga gara duke pretenduar probleme në testet mjekësore të lojtarit.

Ky vendim ngriti dyshime, pasi përflitet se klubi anglez ndryshoi strategji për të synuar mesfushorin e Romës, Manu Kone. Drejtori sportiv i klubit italian, Cristiano Giuntoli, u shpreh i befasuar nga kjo situatë dhe garantoi se lojtari gëzon gjendje të plotë fizike.

Kontrata e re e 27-vjeçarit parashikon një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon plus bonuse, ndërsa nuk përfshin asnjë klauzolë largimi.

Braziliani, i cili erdhi nga Salernitana në vitin 2022, kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij. Ky nënshkrim i ri i jep stabilitet afatgjatë mesfushës së klubit nga Bergamo.





Lajmet e fundit nga