web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndodh prej 64 vitesh, Argjentina mund të shkruajë historinë

19 Korrik 2026, 10:09, Sport CNA

Nuk ndodh prej 64 vitesh, Argjentina mund të shkruajë historinë

Argjentina ndodhet vetëm një ndeshje larg një arritjeje historike në futbollin botëror.

Nëse mposht Spanjën në finalen e Kupës së Botës 2026, “Albiceleste” do të shpallet kampione e botës për herë të dytë radhazi.

Një sukses i tillë nuk është arritur prej 64 vitesh, që nga Brazili i Pele, i cili fitoi Botërorët e viteve 1958 dhe 1962. Gjatë kësaj periudhe, disa kombëtare të mëdha iu afruan mbrojtjes së titullit, por nuk ia dolën. Brazili, kampion në vitin 1994, humbi finalen e vitit 1998 ndaj Francës me rezultatin 3-0.

Edhe Franca, pas triumfit në vitin 2018, ishte pranë suksesit të dytë radhazi, por u ndal nga Argjentina në finalen e vitit 2022, e mbyllur 3-3 dhe e vendosur me penallti. Tashmë skuadra e Lionel Scaloni-t ka mundësinë të hyjë në histori përballë Spanjës.

Një fitore do t’i siguronte Argjentinës titullin e katërt botëror dhe një vend të veçantë në historinë e futbollit.





Lajmet e fundit nga