web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finale spektakolare, De La Fuente: Ta shijojmë dhe fitojmë

18 Korrik 2026, 19:52, Sport CNA

Finale spektakolare, De La Fuente: Ta shijojmë dhe fitojmë

Argjentina dhe Spanja do të përballen këtë të diel në finalen e Kupës së Botës.

Trajneri i iberikëve, Luis de la Fuente, e cilësoi një privilegj praninë në finalen e Botërorit. Ai tha se pret një përballje të fortë mes dy skuadrave me karakteristika të ngjashme.

De la Fuente konfirmoi gjithashtu se Lamine Yamal është në gjendje të mirë fizike për ndeshjen vendimtare.

“Është një privilegj që jemi në finale. E rëndësishme është që të jemi në gjendje ta fitojmë. Do ta shijojmë këtë moment, me mundësitë dhe cilësitë tona, ndaj një kundërshtari që ka pasur një rrugëtim spektakolar.

Do të jetë një spektakël i madh, me dy ekipe fantastike dhe shumë të ngjashme me njëri-tjetrin. Secila do të përpiqet ta çojë ndeshjen aty ku ndihet më komode.

Mendoj se kemi shumë gjëra të përbashkëta. Unë dhe Scaloni ndajmë të njëjtat koncepte, vlera dhe parime që frymëzojnë të dyja kombëtaret. Për këtë arsye pres një finale të madhe”, përfundoi trajneri i Spanjës”, deklaroi De La Fuente.

Kjo është hera e parë që Argjentina dhe Spanja përballen në një finale Botërori. Për amerikanojugorët, në rast suksesi, do të jetë trofeu i katërt botëror, ndërsa për skuadrën evropiane i dyti pas atij të vitit 2010.





Lajmet e fundit nga