web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalja për vendin e tretë, Anglia dhe Franca duan ta mbyllin me “nder”

18 Korrik 2026, 08:00, Sport CNA

Finalja për vendin e tretë, Anglia dhe Franca duan ta mbyllin me

Franca dhe Anglia do të përballen në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, pasi u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja dhe Argjentina.

Franca u mund 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia humbi 2-1 ndaj Argjentinës. Kjo sfidë do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e Francës pas 14 vitesh në krye të kombëtares.

Gjatë periudhës së tij, Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe luajti finalen e vitit 2022. Një nga objektivat e francezëve mbetet edhe gara individuale e Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 8 gola në këtë Botëror dhe 20 në historinë e tij në Kupën e Botës.

Thomas Tuchel dhe Didier Deschamps pritet të aktivizojnë edhe lojtarë që kanë pasur më pak minuta gjatë turneut. Përveç medaljes së bronztë, vendi i tretë garanton 29 milionë dollarë shpërblim nga FIFA, ndërsa vendi i katërt 27 milionë dollarë.





Lajmet e fundit nga