web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deschamps: Do të më mungojë kombëtarja, por nuk do të qaj

18 Korrik 2026, 09:04, Sport CNA

Deschamps: Do të më mungojë kombëtarja, por nuk do të

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka njoftuar zyrtarisht largimin pas një periudhe 14-vjeçare në drejtim.

Ky vendim u bë publik në prag të ndeshjes për vendin e tretë në Kupën e Botës, ku ekipi i tij do të përballet me Anglinë. Përmes një deklarate, tekniku francez u shpreh se drejtimi i përfaqësueses ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ka shënjuar një pjesë të madhe të jetës së tij.

“Ekipi kombëtar është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Më ka zënë 25 vjet të jetës sime dhe kjo lë gjurmë. Më kanë mbetur kujtime të paharrueshme, por gjëja e rëndësishme është gjithmonë ajo që na pret. E di që perdja do të ulet. Askush nuk do të qajë këtu, por do të më mungojë kombëtarja franceze. Kam pasur privilegjin, për 14 vjet, të përjetoj momente magjike, por edhe të vështira. Por jeta vazhdon, unë jam një person pozitiv dhe e di që gjërat do të shkojnë mirë që tani e tutje.

Ne nuk kemi më shumë dëshirë për të luajtur sesa kanë anglezët, por kur je pjesë e ekipit kombëtar francez, ke detyra. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që gjithçka të shkojë sa më mirë të jetë e mundur. Kemi përgjegjësi ndaj miliona francezëve”, deklaroi Deschamps.

Ndërkohë, pasardhësi i tij do të jetë Zinedine Zidane, për të cilin pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi në krye të pankinës.





Lajmet e fundit nga