web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshje e çmendur, 10 gola në Francë-Angli

18 Korrik 2026, 23:00, Sport CNA

Ndeshje e çmendur, 10 gola në Francë-Angli

Franca dhe Anglia përballen në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, pasi u eliminuan në gjysmëfinale nga Spanja dhe Argjentina.

Franca u mund 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia humbi 2-1 ndaj Argjentinës. Kjo sfidë do të jetë ndeshja e fundit e Didier Deschamps në stolin e Francës pas 14 vitesh në krye të kombëtares.

Gjatë periudhës së tij, Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe luajti finalen e vitit 2022. Një nga objektivat e francezëve mbetet edhe gara individuale e Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 8 gola në këtë Botëror dhe 20 në historinë e tij në Kupën e Botës.

Përveç medaljes së bronztë, vendi i tretë garanton 29 milionë dollarë shpërblim nga FIFA, ndërsa vendi i katërt 27 milionë dollarë.


 FRANCË-ANGLI 4-6


KOMENTI LIVE

98’- GOOOOOL ANGLIA 4-6! Shënon edhe Jude Bellingham, pas një kundërsulmi të shpejtë.

96’- GOOOOOL FRANCA 4-5! Nuk kanë fund golat, shënon Dembele dhe rihap sërish ndeshjen.

Akordohen 7 minuta shtesë.

87’- GOOOOOL ANGLIA 3-5! Bukayo Saka nuk gabon nga penalltia, duke kompletuar tripletën personale.

85’- Penallti për Anglinë. Ndërhyrje e gabuar e Gusto ndaj Spence dhe arbitri nuk ka dyshime, duke akorduar 11 metërsh.

81’- Nuk i besojnë syve te Franca. Olise shpërdoron një mundësi të artë shënimi pranë portës, duke gjuajtur jashtë pas kombinimit me Dembele.

79’- Dy zëvendësime tek Anglia. Aktivizohen Andeson dhe Bellingham, në vendin e Toney dhe Eze.

66’- GOOOOOL FRANCA 3-4! Nuk kanë fund emocionet. Mbappe kompleton dopietën, pas një tjetër asisti të marrë nga Olise.

56’- Nuk ndalen sulmet e Francës, Dembele shfaqet i vetëm me portierin, por ndalet nga ky i fundit. Në vazhdim nuk shënon as Olise.

54’- GOOOOOOL FRANCA 2-4! Pjesë e dytë spektakolare nga francezët, me Barcola që fiton duelin e shpejtësisë dhe shënon.

48’- GOOOOL FRANCA 1-4! Ngushton shifrat Kylian Mbappe, që shënon pas një asisti perfekt të marrë nga Olise.

45'- Nis pjesa e dytë. Te Franca ka ndryshime. Futen në fushë, Dembele, Barcola, Upamecano dhe Digne, në vendin e Cherki, Doue, Konate dhe Theo Hernandez. Tek Anglia largohet Rashford për Watkins.

Mbyllet pjesa e parë. 

47’- GOOOOOL ANGLIA 0-4! Bukayo Saka kompleton dopietën, me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës.

Akordohen 4 minuta shtesë.

37’- GOOOOOOL ANGLIA 0-3! Kundërsulm vrastar i anglezëve, që finalizohet me gol nga Saka. Fillimisht Rashford ndalet nga portieri Maignan, por në vazhdim të aksionit shënon Saka.

34’- Pritje e shkëlqyer nga Henderson, që i mohon një gol të sigurt Mbappe.

33’- Predhë e Rashford nga jashtë zone, por pret Maignan.

28’- Pranë golit Mbappe, i cili kalon portierin, por topi i gjuajtur largohet nga Guehi mbi vijën fatale.  

19’- GOOOOOL ANGLIA 0-2! Nuk ndalen anglezët. Shënon edhe Konsa me kokë, pas një goditje këndi.

Ndeshje e çmendur, 10 gola në Francë-Angli

18’- Shpëton Franca me fat. Saka shfaqet i vetëm me portierin, por gjuajtja e tij devijohet në këndore.

12’- Bukayo Saka shënon të dytin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

11’- Mundësi e artë shënimi për Francën. Cherki gjuan bukur në hyrje të zonës, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit Henderson që ruan portën e paprekur.

6’- Pranë golit të dytë Anglia. Gjuajtje e fortë e Rashford në zonë, por Gusto e devijon në këndore.

3’- GOOOOOOL ANGLIA 0-1! Zhbllokohet sfida me një supergol të shënuar nga Declan Rice. Gjuajtja e mesfushorit nga jashtë zone, lë të shtangur portierin Mike Maignan.  

Ndeshje e çmendur, 10 gola në Francë-Angli

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga