web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xavi i vendosur, synon të drejtojë një kombëtare

19 Korrik 2026, 12:33, Sport CNA

Xavi i vendosur, synon të drejtojë një kombëtare

Xavi Hernandez ka bërë të ditur se është i interesuar të vazhdojë karrierën si trajner i një kombëtareje.

Ish-trajneri i Barcelonës është pa skuadër që nga maji i vitit 2024, kur u largua nga drejtimi i klubit katalanas. Gjatë periudhës së tij te Barcelona, ai fitoi titullin e La Ligës në sezonin 2022/23 dhe Superkupën e Spanjës.

Në një intervistë për RNE, 45-vjeçari deklaroi se puna me një përfaqësuese do t’i lejonte të kalonte më shumë kohë me familjen. Xavi tha se dëshiron të marrë pjesë si trajner në një Kupë Bote, Kampionat Evropian, Kupën e Kombeve të Afrikës ose Kupën e Azisë.

Para Barcelonës, ai drejtoi Al Saddin në Katar, ku fitoi shtatë trofe. Në 143 ndeshje në stolin e Barcelonës, Xavi regjistroi 90 fitore, 24 barazime dhe 29 humbje.





Lajmet e fundit nga