web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reperi Drake vendos bastin e çmendur për finalen e Botërorit, ja sa mund të fitojë

19 Korrik 2026, 18:41, Sport CNA

Reperi Drake vendos bastin e çmendur për finalen e Botërorit,

Reperi kanadez Drake ka vendosur një bast prej 1.5 milionë dollarësh për fitoren e Argjentinës brenda kohës së rregullt në finalen e Kampionatit Botëror kundër Spanjës.

Nëse skuadra e Lionel Messit triumfon, ai mund të marrë një fitim prej 5.1 milionë dollarësh.

Drake njihet për bastet e tij të shumta, të cilat gjithsesi i ka humbur në të shumtën e rasteve. Nga 87 raste të dokumentuara, ai ka regjistruar 32 fitore dhe 55 humbje.

Argjentinasit kanë nisur të frikësohen pasi e lidhin këtë tendencë me dështime të mëparshme të skuadrave të mbështetura prej tij, përfshirë bastet e humbura në Botërorin 2022 dhe në Copa AmErica 2024.

Për sa i përket analizës sportive, platformat kryesore e vlerësojnë Spanjën si favorite për fitore me rreth 59% mundësi suksesi.

Përfaqësuesja europiane shquhet për zotërimin e lartë të topit dhe një mbrojtje që ka pësuar vetëm një gol gjatë turneut.

Nga ana tjetër, Argjentina mbështetet te lojtarët me përvojë nga titulli i fundit kampion dhe te strategjia e kundërsulmeve të shpejta. Sfida finale pritet të jetë një përballje e fortë në aspektin taktik dhe atë psikologjik.





Lajmet e fundit nga