web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanjë-Argjentinë, mbyllet pjesa e parë e finales së Botërorit. Çfarë ndodhi

19 Korrik 2026, 21:55, Sport CNA

Spanjë-Argjentinë, mbyllet pjesa e parë e finales së

Nuk prodhoi gola pjesa e parë në finalen e Kupës së Botës. Spanja dhe Argjentina shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura.

Sfida nisi e zjarrtë, me dy raste të pashfrytëzuara nga Lamine Yamal, që nuk gjuajti si duhej. Në kundërsulm provoi dhe Messi, por dalja e Simon shmangu rrezikun për Spanjën.

Në minutën e 39-të, provoi Oyarzabal me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, që shkoi në duart e portierit Martinez.

Më vonë provoi edhe Cucurella, ndërsa tek Argjentina u largua i dëmtuar Lisandro Martinez.

Pritet një pjesë e dytë e luftuar, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë golin dhe trofeun.





Lajmet e fundit nga