web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tuchel rrezikon shkarkimin, kandidatët për Anglinë

20 Korrik 2026, 08:50, Sport CNA

Tuchel rrezikon shkarkimin, kandidatët për Anglinë

Pavarësisht vendit të tretë në Kupën e Botës, pozicioni i Thomas Tuchel në stolin e Anglisë është vënë në diskutim pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Argjentinës.

Kritikat u shtuan për mënyrën se si Anglia administroi avantazhin 1-0, duke pësuar përmbysje në minutat e fundit. Deklaratat e trajnerit gjerman pas ndeshjes kanë shtuar debatet rreth të ardhmes së tij. Edhe pse kontrata e Tuchel është e vlefshme deri në vitin 2028, në Federatën Angleze po diskutohen alternativa të mundshme.

Pep Guardiola mbetet emri më i përfolur për këtë post, pasi aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Manchester City.

Mes kandidatëve të tjerë përmenden Eddie Howe, Frank Lampard, Lee Carsley dhe Mauricio Pochettino. Euro 2028, që do të zhvillohet në Angli, konsiderohet objektivi kryesor për të ardhmen e kombëtares.





Lajmet e fundit nga