web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hap konkret nga Italia, takim me Guardiolën për stolin

20 Korrik 2026, 15:36, Sport CNA

Hap konkret nga Italia, takim me Guardiolën për stolin

Pep Guardiola është shfaqur si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.

Sipas raportimeve, gjatë orëve të fundit ka pasur kontakte mes ish-trajnerit të Manchester City-t dhe Paolo Maldinit, me mbështetjen e Leonardos, për të diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi.

Mësohet se palët kanë zhvilluar edhe një takim gjatë fundjavës në Barcelonë. Guardiola konsiderohet një profil që do të sillte entuziazëm të madh, por operacioni mbetet i vështirë për arsye financiare dhe personale.

Trajneri 55-vjeçar ka shprehur më parë dëshirën për të marrë një periudhë pushimi dhe ka refuzuar disa oferta të rëndësishme. Ndërkohë, Giovanni Malago ka bërë të ditur se lista e kandidatëve nuk kufizohet vetëm te Andrea Pirlo dhe Roberto Mancini. Për momentin, Guardiola, Mancini dhe Pirlo mbeten emrat kryesorë që lidhen me pankinën e Italisë.





Lajmet e fundit nga