web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takim i fshehtë, vendoset për Klopp te Gjermania

20 Korrik 2026, 09:48, Sport CNA

Takim i fshehtë, vendoset për Klopp te Gjermania

Jurgen Klopp është pranë rikthimit në pankinë pas dy vitesh larg futbollit aktiv si trajner. Sipas raportimeve, ai ka arritur marrëveshje me Federatën Gjermane dhe pritet të firmosë kontratë deri në Kupën e Botës 2030.

Vendimi vjen pas paraqitjes zhgënjyese të Gjermanisë në Botërorin 2026, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/16-ve. Federata ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Julian Nagelsmann dhe t’ia besojë drejtimin e kombëtares Klopp-it.

Bisedimet mes palëve kanë vazhduar prej disa kohësh, ndërsa së fundmi ka pasur dhe një takim të fshehtë, ku janë zgjidhur edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Firmosja e kontratës pritet të realizohet më 24 korrik.

Klopp rikthehet në trajning pasi në vitin 2024 u largua nga Liverpool dhe më pas mori rolin e drejtorit të futbollit në grupin Red Bull. Kontrata e re parashikohet të jetë e vlefshme deri në përfundimin e Botërorit të vitit 2030.





Lajmet e fundit nga