web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Askush si Mbappe, fiton “Këpucën e Artë” dhe shkruan historinë

20 Korrik 2026, 18:42, Sport CNA

Askush si Mbappe, fiton “Këpucën e Artë” dhe shkruan

Kylian Mbappe ka fituar zyrtarisht Këpucën e Artë të Botërorit pas një turneu ku realizoi 10 gola.

Sulmuesi francez la pas në renditjen e golashënuesve Lionel Messin, i cili e mbylli kompeticionin me tetë gola.

Me këtë arritje, Mbappe u bë futbollisti i parë në histori që fiton Këpucën e Artë në dy edicione radhazi të Kupës së Botës. Francezi gjithashtu vendosi një rekord të ri si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botëror.

Ai ka realizuar 22 gola në 22 ndeshje të luajtura në këtë kompeticion. Sezoni 2025/26 rezultoi shumë produktiv për sulmuesin e Real Madridit.

Përveç Botërorit, Mbappe e mbylli sezonin edhe si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga. Këto shifra e konfirmojnë atë mes futbollistëve më të spikatur të momentit.





Lajmet e fundit nga