web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Topi i Artë”, sa shumë kandidatë për ta fituar

20 Korrik 2026, 20:09, Sport CNA

“Topi i Artë”, sa shumë kandidatë për ta fituar

Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës ka rihapur garën për “Topin e Artë”, duke e bërë një nga edicionet më të luftuara të viteve të fundit.

Lionel Messi dhe Lamine Yamal nuk arritën të mbyllnin diskutimet në finalen e madhe, pavarësisht se Argjentina dhe Spanja u përballën mes tyre.

Në listën e kandidatëve vazhdojnë të përmenden Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia, Fabian Ruiz, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Rodri dhe Pau Cubarsi. Haaland mbylli sezonin me 38 gola për Manchester Cityn dhe zhvilloi një Botëror të mirë me Norvegjinë.

Fabian Ruiz fitoi kampionatin dhe Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain, ndërsa Rodri u shpall lojtari më i mirë i Botërorit. Harry Kane realizoi 61 gola në total me Bayern Munich dhe ndihmoi Anglinë të përfundonte në vendin e tretë.

Ndërkohë, Mbappe shënoi 10 gola në Botëror dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut, duke kaluar Messin në renditjen e përgjithshme.





Lajmet e fundit nga