web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E papritur/ Tërhiqet arbitri që drejtoi ndeshjen e titullit në Shqipëri

21 Korrik 2026, 18:05, Sport CNA

E papritur/ Tërhiqet arbitri që drejtoi ndeshjen e titullit në

Gjyqtari i njohur anglez Anthony Taylor ka vendosur të mbyllë karrierën e tij në moshën 47-vjeçare, duke u tërhequr nga arbitrimi.

Vendimi i tij u ndikua nga presioni i lartë dhe kritikat e vazhdueshme që shoqërojnë këtë profesion në nivelet më të larta ndërkombëtare. Sfida e fundit që ai drejtoi ishte përballja mes Spanjës dhe Portugalisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Përpara se të bëhej arbitër profesionist dhe të ngjitej në Premier League në vitin 2010, Taylor ka punuar si roje burgu. Përgjatë një karriere 20-vjeçare, ai numëron 831 ndeshje të gjykuara, mes të cilave 432 në elitën e futbollit anglez dhe dhjetëra përballje ndërkombëtare në dy Europianë e dy Botërorë.

“Presioni është i madh dhe përgjegjësia po ashtu e madhe. Ka ardhur koha të largohem”, tha Taylor.

Për opinionin sportiv shqiptar, Taylor njihet edhe për vendosjen e drejtësisë në finalen e madhe të titullit kampion në maj të vitit 2024 mes Partizanit dhe Egnatias.





Lajmet e fundit nga