web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scaloni drejt largimit, Argjentina ka gati trajnerin e ri

21 Korrik 2026, 17:41, Sport CNA

Scaloni drejt largimit, Argjentina ka gati trajnerin e ri

E ardhmja e Lionel Scalonit në krye të Argjentinës mbetet e paqartë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Sipas raportimeve, kontrata e trajnerit argjentinas përfundon në dhjetor dhe ende nuk ka një vendim për vazhdimësinë e tij. Në rast largimi, Marcelo Gallardo konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares.

Trajneri 50-vjeçar, i njohur për sukseset e tij me River Plate, shihet si favoriti për stolin e “Albiceleste”. Megjithatë, dëshira e madhe e Federatës Argjentinase mbetet Diego Simeone.

Trajneri 56-vjeçar i Atletico Madridit konsiderohet objektivi ideal, por situata e tij kontraktuale e bën operacionin të vështirë. Simeone ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2027.





Lajmet e fundit nga