web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendoset e ardhmja e Modric, zbulohet objektivi i Milanit për mesfushën

22 Korrik 2026, 17:46, Sport CNA

Vendoset e ardhmja e Modric, zbulohet objektivi i Milanit për

E ardhmja e Luka Modric është tashmë e qartë. Mesfushori kroat do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe gjatë sezonit të ardhshëm, duke shtyrë për momentin çdo ide për tërheqje nga futbolli i luajtur.

Pas javësh spekulimesh dhe diskutimesh mbi të ardhmen e tij, drejtuesit kuqezi dhe vetë lojtari kanë arritur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit. Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka pasur trajneri Ruben Amorim, i cili e ka konsideruar Modric një nga pikat kyçe të projektit të tij.

Në deklaratat e para si trajner i Milanit, Amorim kishte nënvizuar rëndësinë e kroatit, duke theksuar se përvoja dhe cilësitë e tij mund të ndihmojnë skuadrën, sidomos në fazën e parë të sezonit. Madje, sipas raportimeve, tekniku portugez ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ish-lojtarin e Real Madridit për ta bindur të vazhdojë aventurën në “San Siro”.

Modric, i cili sapo ka mbyllur pjesëmarrjen në Botërorin e fundit me Kroacinë, do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon, të njëjtën shumë që kishte edhe në kontratën e mëparshme. Firma zyrtare pritet të vendoset brenda kësaj jave.

Në aspektin teknik, mesfushori 40-vjeçar pritet të jetë pjesë e mesfushës së bashku me Adrien Rabiot. Milan po planifikon ndryshime të rëndësishme në këtë repart, pasi Ruben Loftus-Cheek, Fofana dhe Samuele Ricci konsiderohen kandidatë për largim gjatë merkatos së verës.

Njëkohësisht, drejtuesit kuqezi po punojnë edhe për afrime të reja. Emri që përmendet më shpesh është ai i Pierre-Emile Hojbjerg. Mesfushori danez, i cili ka kontratë me Marseille deri në vitin 2028, shihet si një profil që mund të plotësojë repartin e mesfushës dhe të shtojë alternativat në dispozicion të Amorim.





Lajmet e fundit nga